Në Europë janë duke e aplikuar gradualisht disa shtete, ndërsa së fundmi edhe Japonia ka vendosur rikthimin e tifozëve në stadiume duke nisur nga e premtja e ardhshme.
Autoritetet vendase miratuan lejimin e hyrjes së një pjese të tifozëve në stadiumet e vendit duke vendosur numrin fiks 5 mijë persona. Ky vendim vlen për futbollin dhe bejsbollin.
Kujtojmë që koronavirusi shkaktoi vdekjen e 977 vetave në Japoni dhe situata cilësohet si e menaxhuar mirë, ndaj javë pas jave, japonezët po vijojnë t'i rikthehen gradualisht jetës normale.