Ish-trajneri i Milanit, Real Madridit, Bayernit, Chelseat dhe shumë ekipeve të njohura europiane, Karlo Ançeloti ka zgjedhur së fundmi formacionin me lojtarët më të mirë që ka trajnuar në karrierën e tij.
Tekniku aktual i Evertonit ka fituar në çdo skuadër ku ka drejtuar si në Itali, Spanjë, Angli, Gjermani dhe Francë.
Ka shumë lojtarë nga Milani që ka zgjedhur Ançeloti si Kafu, Maldini, Pirlo, Kaka dhe Shevçenko.
Ndërsa vend në formacionin ideal të Ançelotit kanë edhe Tiago Silva dhe Ibrahimoviç që kanë luajtur te Milani me suedezin që vazhdon të luajë, por ai i ka stërvitur tek PSG.
Bie në sy një mungesë e madhe si ajo e Kristiano Ronaldos, që Ançeloti e ka stërvitur kur ishte në drejtimin e Real Madrid.
Ançeloti ka zgjedhur lojtarë edhe nga Juventusi ku ka përfshirë Bufon dhe Zidan që i ka stërvitur tek bardhezinjtë, kurse tek Chelsea ka preferuar Terrin dhe Lampardin.
Formacioni ideal sipas Ançelotit: