Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme. Bëhet fjalë për një aksident me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen rëndë të një tjetri. 24-vjeçari me inicialet G.M mbeti i vdekur pas përplasjes së një makine ku ai udhëtonte si pasagjer, ndërsa K.M, 26 vjeç, i cili mendohet se ka lidhje familjare me viktimën, mbeti i plagosur rëndë.
Burime për JOQ, bëjnë me dije se makina tip Benz C-Class ngjyrë gri me targë, AA 861 SE udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka dalë nga rruga në fshatin Zall-Bastar.