Gjatë ditëve të fundit, Barcelona dhe Juventus kanë mbyllur marrëveshjen për Miralem Pjanic dhe Arthur Melo.
Dy lojtarët kanë ndërruar skuadrat, teksa boshnjaku shkoi te Barcelona, ndërsa braziliani iu bashkua Juventusit.
Megjithatë, duket se kjo nuk do të jetë lëvizja e vetme.
Sipas raportimeve të ‘Rai Sport’, Barcelona dhe Juventus po vazhdojnë bisedimet për një marrëveshje që mund të dërgojë Antoine Griezmann te Juventusi.
Në këmbim të kartonit të francezit përmenden dy emra që mund të përfshihen në marrëveshje; Douglas Costa dhe Adrien Rabiot.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje formale të skuadrave për këtë marrëveshje.