Bundesliga gjermane ishte kampionati i parë europian i cili rifilloi futbollin pas periudhës së karantinës. Tashmë Bundesliga po mendon që sezonin e ri, 2020/2021, ta zhvillojë nën praninë e tifozëve.
Momentalisht në Gjermani, sikurse në shumë vende të Evropës, futbolli luhet pa praninë e tifozëve, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Mediat në Gjermani raportojnë se po konsiderohet që sezoni i ri në Bundesligë të nisë me praninë e tifozëve.
Dihet se është vendosur që sezoni i ri në Bundesligë të fillojë më 17 shtator.
Sigurisht që masat pas hapjes së stadiumeve do të jenë të rrepta, ku do të lejohet një numër i kufizuar i tyre, e po ashtu edhe me kontrolle të shpejta shëndetësore para hyrjes në stadium.