Barazimi 2-2 me SPAL-in ka sjellë edhe njëherë tjetër problemet te Milani, ndërsa drejtuesit po bëhen gati për një revolucion të ri këtë verë.
Sulmuesi kryesor i ekipit, Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga kuqezinjtë në fundin e sezonit dhe siç raporton “Sky Sport Italia”, destinacioni më i mundshëm është Hamarbi.
Kontrata e sulmuesit skadon në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka shenja të rinovimit me kuqezinjtë. “Sky Sport Italia” raporton se suedezi do të largohet nga Milani në 31 gusht dhe po mendon kthimin tek ekipi nga kryeqyteti i Suedisë.
Ibrahimoviç zotëron 25 për qind të aksioneve të klubit suedez, ku edhe u stërvit gjatë periudhës së izolimit, ndërsa tashmë do tentojë t'i japë një dorë këtij ekipi edhe në fushën e lojës.