Liverpooli u shpall këtë sezon kampion i Premier Ligës, trofe që në këtë klub mungonte prej 30 vitesh. Ditën e djeshme, kur duhet të festonin pas ndeshjes me Cityn, skuadra e Klopp zhgënjeu totalisht, pasi u mund me rezultatin 4-0.
Para fillimit të ndeshjes lojtarët dhe stafi teknik i Cityt, bënë një korridor nderi për Liverpoolin për atë që ata arritën këtë sezon. Megjithatë vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi Bernardo Silva.
Ky i fundit është kapur nga kamerat, teksa nuk i duartrokiste lojtarët e Liverpoolit, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës. Kaq ka mjaftuar që gjesti i lojtarit të nisë të bëjë xhiron në rrjetet sociale, ku tifozë të shumtë e kanë shpërndarë.