Lazio ka nisur të përgatisë ndeshjen e të shtunës në “Olimpico” kundër Milanit, por fati i tyre i keq është se kanë një emergjencë totale në repartin ofensiv, teksa dy sulmuesit kryesorë, Imobile e Kaisedo, do të mungojnë për shkak kartonësh.
I vetmi në dispozicion për repartin e avancuar është Korrea, por ai kërkon një parner dhe ideja e çmendur e trajnerit Simone Inzaghi është ajo e rreshtimit të Bastosit, që ne pozicionin natyral bën mbrojtësin.
Teknika shumë e lartë, shpejtësia dhe fiziku i bëshëm e bën Inzaghin që të besojë se Bastos mund të jetë një zgjedhje e duhur.
Kujtojmë që të njëjtën çmenduri e ka bërë Jose Mourinho në kohën kur drejtonte Interin.
I mbetur pa sulmues në sfidën me Sienën, portugezi dërgoi mbrojtësin Valter Samuel në sulm dhe rezultati ishte fantastik, gol i fitores 4-3 i shënuar pikërisht nga argjentinasi.