Milani vazhdon me zhgënjime në Serinë A. Këtë herë vjen një barazim 2-2 kundër SPAL, që është thuajse e rënë në Serinë B dhe kjo tregon gjendjen se ku ka mbërritur ekipi me aq shumë histori në Itali.
Valoti shënoi golin e parë në minutën e 13, ndërsa gjithë vëmendjen e këtij takimi e ka rrëmbyer 38-vjeçari Flokari.
Një sulmues që shumëkush e ka harruar dhe ka menduar se e ka mbyllur karrierën me futbollin, pasi ka qenë pjesë e Serisë A prej vitesh.
Asnjë gol nuk kishte arritur që të shënonte me SPAL në këtë sezon, por ndaj Milanit ka realizuar golin e karrierës për nga mënyra e realizimit.
Leao do të ngushtonte diferencat në minutën e 79 dhe kur pritej mbyllja e takimit ishte Vikari, lojtari i SPAL, që dërgon gabimisht topin në portën e tij për t’ia falur një pikë Milanit.