SPAL “shuplakë” Milanit, kuqezinjtë i shpëtojnë turpit në sekondat e fundit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01.07.2020, 23:56

Milani vazhdon të vuajë. Kuqezinjtë kanë ndarë pikët mbrëmjen e sotme ndaj SPAL duke barazuar 2-2 në ‘ Stadio Paolo Mazza’. Djemtë e Piolit vuajtën në këtë ndeshje, me golin e barazimit të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes.

Vendasit patën një fillim shumë të mirë, kur pas 30 minutash lojë e panë veten në epërsinë e dy golave. Mattia Valoti shënoi për 1-0 në minutën e 13’, ndërsa Sergio Floccari në minutën e 30, dyfishoi rezultatin me një super gol.

Nga minuta e 43’, SPAL luajti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Marco D’Alessandro. Me një lojtar më tepër në fushë, Milan kishte një pjesë të dytë më të mirë, por për të marrë një pikë, vuajti jo pak.

Ishte Rafael Leao që në minutën e 79′, ngushtoi në 2-1 epërsinë. Në minutat shtesë të ndeshjes, Francesco Vicari shënoi autogol, për barazimin 2-2 duke vulosur dhe krejt takimin.

Me fitoren e sotme, Milani mban vendin e 7 në klasifikim me 43 pikë, vetëm 2 pikë larg Napolit, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Duket se objektivi Europë do jetë i vështirë për Milanin edhe këtë sezon.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit