Barcelona mori një barazim zhgënjyes 2-2 mbrëmjen e djeshme në derbin kundër Atletico Madridit, sa i përket luftës për titull kampion në La Liga.
Sfida ishte e mbushur me emocione, gola dhe penallti të dyshimta.
Tre penallti të akorduara ku njëra u shënua në mënyrë fantastike nga Mesi me panenka.
Por ky nuk ishte momenti i vetëm ku Messi dhuroi spektakël.
Argjentinasi tregoi se nuk e ka humbur klasin e tij dhe kur rezultati ishte në barazim 1-1, bëri një kalim të bukur ndaj Lodit.
Mbrojtësi rrëshket për t’ia marrë topin Messit por ky i fundit me shumë klas ia kalon topin sipër duke e lënë lojtarin e Atletikos të shtrirë.
33-vjeçari mund të mos jetë në formë këtë periudhë, por klasi te ky njeri është i përjetshëm. Ndiqeni:
Lionel Messi. You can add your own caption for this one. 😳
— LaLigaTV #TodayWePlay (@LaLigaTV) June 30, 2020
👉 https://t.co/qTyciS8dMP pic.twitter.com/4MSpxOjloC