Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka qetësuar tifozët me një lajm të madh, duke deklaruar nuk ka asnjë rrezik për pezullimin e Ligës së Kampionëve 2019/20 për shkak të koronavirusit.
Pandemia bëri që kompeticioni më i madh i klubeve evropiane të futbollit të pezullohej në mars dhe tani ka plane që ta përfundojnë atë me një mini-turne në Lisbonë këtë gusht.
Presidenti i UEFA-s tha:
Unë do të doja të falënderoja kryeministrin portugez Antonio Costa për përkushtimin e tij në këtë projekt dhe punën që ai po bën së bashku me Federatën Portugeze të Futbollit për të siguruar që Portugalia të japë një turne të suksesshëm. Jam i sigurt se me bashkëpunimin e vazhdueshëm midis të gjithë palëve të interesuara, ne do ta përmbyllim sezonin në një mënyrë pozitive në Lisbonë. Nuk ka nevojë për një plan B”.