Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Lazios, Luis Nani, ka mahnitur së fundmi fansat me transformimin e tij fizik.
Lojtari i Orlando Cityt gjatë periudhës së vetizolimit është stërvitur intensivisht me pesha për formësimin e trupit të tij.
Sezoni në MLS do të fillojë pas 8 korrikut, prandaj 33-vjeçari ka vendosur që ta mbajë veten në formë, por duke arritur sukses të jashtëzakonshëm.
Gjatë një ditë relaksi në Orlando Nani ka treguar arritjet falë ushtrimeve duke ekspozuar muskujt e tij.
Kujtojmë që gjatë karrierës së tij, portugezi ka luajtur edhe për Sporting Lisbonën, Valencian dhe Fenerbahcen, ndërsa kulmin e ka pasur me Manchester Unitedin.