JOQ Albania
Home

Ish-oficeri i policisë pranon autorësinë për vrasjen e 13 personave për t’i shpëtuar dënimit me vdekje
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30/06/2020 1:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Joseph DeAngelo, i njohur ndryshe si "Vrasësi i Shtetit të Artë", ka pranuar kryerjen e 13 vrasjeve në një marrëveshje me prokurorët e SHBA-së, me qëllim që ata të mos e dënojnë me vdekje.

DeAngelo, i cili ishte oficer policie në Kaliforni kreu një sërë vrasjesh gjatë viteve 1970 dhe 1980. Ai u arrestua në vitin 2018, pasi ADN-ja e tij u gjet përmes një faqeje interneti gjenealogjie.

Seanca dëgjimore në Sacramento u zhvillua në një sallë të madhe universiteti, për të lejuar që familjarët e viktimave të merrnin pjesë në gjyqin ndaj tij.

Përveç 13 vrasjeve, ai pranoi gjithashtu edhe kryerjen e shumë përdhunimeve, vjedhjeve dhe krimeve të tjera.

DeAngelo pritet të dënohet me burgim të përjetshëm në muajin gusht, në një seancë të dytë gjyqësore, ku do të dëshmojnë njerëzit e dëmtuar nga krimet e tij.

Dënimi pritet të jetë fundi i një hetimi që zgjati disa dekada, i cili filloi në vitet 1970 dhe tërhoqi vëmendjen në mbarë botën.

Krimet e DeAngelo u shtrinë në të gjithë shtetin e Kalifornisë, ku ai u quajt edhe me disa nofka të tjera si Visalia Ransacker, Diamont Knot Killer, Original Night Stalker dhe përdhunuesi i lindjes. Zyrtarët vetëm më vonë kuptuan se krimet ishin e gjithë puna e një njeriu.

Ish-oficeri i policisë, i cili kishte qenë veteran i Luftës në Vietnam, u arrestua në prill të vitit 2018, pasi hetuesit krijuan një pemë familjare që daton në vitet 1800, me qëllim që ta identifikojnë atë si të dyshuar.

Detektivët e ndoqën atë dhe mblodhën disa mbeturina që ai i hodhi, ku gjetën të njëjtën ADN në të gjitha skenat e krimit që kishin ndodhur.

Që prej asaj kohe ai është mbajtur në izolim në një burg të Sacramento.

Gjatë seancës dëgjimore të së hënës, DeAngelo dhe avokatët e tij mbanin mbrojtëse plastike për fytyrën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai u soll në sallën e gjyqit në një karrige me rrota dhe përdori një mikrofon.

Prokurorët vunë në dukje se krimet e tij kishin ndodhur të gjitha midis 34 dhe 45 vjet më parë.

Gjatë seancës dëgjimore, ai u detyrua të thoshte "fajtor" për të gjitha krimet e tij dhe "Unë pranoj" për vepra penale për të cilat nuk ishte akuzuar.

DeAngelo ndër të tjera u shpreh:

Unë bëra gjithçka. Diçka më shtyu për keq. Ishte në kokën time, ishte pjesë e imja. Unë nuk doja t'i bëja ato gjëra. Por i bëra. U shkatërrova jetën viktimave të mia. Kështu që tani duhet të paguaj çmimin.

Sidoqoftë, prokurorët kanë shprehur skepticizëm nëse fjalët dhe veprimet e DeAngelo janë autentike, duke vënë në dukje se ai një herë falsifikoi një sulm në zemër, pasi u shkarkua nga një punë për blerjen e dyqaneve.

Burimi: BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania