Liverpooli u shpall kampion pas 30 vitesh pritje në Premier League, ndërsa pamjet e festës së tifozëve në rrugët e qytetit kanë bërë xhiron e rrjetit.
Policia e Mersejsajdit arrestoi 15 persona, pasi turma u bë e dhunshme, duke goditur oficerët e policisë, ndërsa një video ka shokuar opinionin.
Në të shfaqet një tifoz 19-vjeçar, i cili gjatë përleshjes me policinë, e mbush kapelen e tij me kokainë dhe nis ta thithë atë.
Në këtë kohë pandemie, policia është e shqetësuar për grumbullimet e tifozërisë, ndërsa klubi ka thënë se festa do të organizohet, por në një tjetër moment. Plani është që parada të mbahet në shtator.