JOQ Albania
Home

U frikësuan se mund të shpërthente, astronomët shpjegojnë zbehjen e mistershme të yllit
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2020 23:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Yjet gjigantë të kuq si Betelgeuse shpesh pësojnë ndryshime në shkëlqim, por rënia në 40% të vlerës normale midis tetorit 2019 dhe prillit 2020, i befasoi astronomët.

Kishte spekulime se Betelgeuse mund të shkonte deri në një shpërthim gjigant.

Por në vend të kësaj, ylli filloi të rikuperohej dhe deri në maj të vitit 2020 u kthye në shkëlqimin e tij origjinal.

Studiuesit thonë se kjo ishte shkaktuar nga zona gjigante të ngjashme me pikat e diellit që shihen në yllin tonë prindëror.

Betelgeuse, i cili është rreth 500 vjet dritë nga Toka, po arrin në fund të jetës së tij.

Por nuk dihet saktësisht se kur do të shpërthejë, pasi mund të zgjasë për qindra mijëra vjet apo edhe një milion vjet.

Astronomët thanë se nuk ka asnjë rrezik për Tokën, megjithëse Betelgeuse do të shkëlqejë jashtëzakonisht shumë për disa javë ose muaj.

Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania