JOQ Albania
Home

Nxirret nga liqeni trupi i pajetë i shoferit 37-vjeçar që ra me kamion në Kukës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/06/2020 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është nxjerrë në orët e vona të mbrëmjes trupi i pajetë i shoferit të kamionit që u rrëzua në Liqenin e Kukësit, në rrugën e vjetër, në afërsi të "Urës së Kolshit".

Viktima është identifikuar si 37-vjeçari, Ferit Lleshi.

I ndjeri u nxorr nga liqeni pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s.

Në videon e mëposhtme tregohet momenti kur shoferi 37-vjeçar nxirret i pajetë nga ujërat e liqenit.

Raportohet se thellësia e liqenit është rreth 15 metra, gjë e cila vështirësoi punën e polumbarëve.

Në qytetin verilindor u shënua edhe një tjetër ngjarje e rëndë në mesditë, ku një 16-vjeçar u mbyt në liqenin e fshatit Bardhoc, pasi kishte hyrë për t'u larë.