JOQ Albania
Home

“Covid-19 është i vërtetë”/ 27-vjeçari rrëfen humbjen e babait dhe infektimin e familjes së tij
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2020 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një banor i Kalifornisë Jugore, Richard Garay testoi pozitiv për koronavirus në fillim të qershorit, rreth të njëjtës kohë që babai i tij gjithashtu u sëmur, tha ai. Rreth dy javë më vonë, babai i tij, Vidal Garay, vdiq nga Covid-19.

Të paktën 28 anëtarë të familjes kanë rezultuar pozitivë, tha Garay.

Familja është kapluar nga pikëllimi, ndërkohë që kohë ata luftojnë një virus që ka vrarë më shumë se 125,000 njerëz në mbarë vendin.

Garay, 27 vjeç, i tha CNN se dëshiron të tregojë historinë e familjes së tij në mënyrë që njerëzit ta dinë se virusi është i vërtetë, dhe nuk duhet shumë për t'u infektuar me të. Anëtarët e familjes që kanë rezultuar pozitivë përfshijnë prindërit e tij, një 2-vjeçar dhe dy fëmijë të vegjël të tjerë, dy vëllezër dhe një kunatë shtatzënë, tha ai. Një pjesë e vogël e anëtarëve të familjes së zgjeruar po luftojnë gjithashtu me Covid-19. Babai i tij 60-vjeçar vdiq një ditë para Ditës së Babait.

Ata besojnë se një person u infektua dhe virusi u përhap përmes kontaktit midis anëtarëve të ndryshëm të familjes.

Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania