JOQ Albania
Home

Aksident i trefishtë, dy persona dërgohen me urgjencë në spital
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/06/2020 21:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Raportohet se tre automjete janë përfshirë në një aksident, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të trefishtë.