JOQ Albania
Home

Prekëse/ Infermierja përqafon djalin e saj 2-vjeçar pas 11 javësh izolim
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2020 21:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një infermiere e izoluar, më në fund ka përqafuar djalin e saj dy vjeçar pas 11 javësh mbyllje.

Charlotte Cole, 30 vjeç, nga Kirkham, Lancashire, tha se "zemra e saj ndjehet përsëri plot" ndërsa u ribashkua me djalin e saj.

Vogëlushi u pa duke iu hedhur në krahë nënës së tij, e cila shpërtheu në lot bashkë me bashkëshortin Daniel, gjithashtu 30 vjeç.

Xhorxhi shkoi të jetojë me prindërit e zonjës Cole, pasi Covid-19 u konfirmua në një nga shtëpitë e kujdesit ku ajo punonte.

Çifti kishte shkuar herë pas here për të parë vogëlushin përmes një dritareje.

Ajo u shpreh e emocionuar:

Asnjëherë nuk e kam parë atë të vrapojë kaq shpejt dhe ai më kapi aq fort. Kurrë nuk kam dashur ta lë atë të shkojë.Ishte mahnitëse ta mbaja përsëri dhe të dëgjoja zërin e tij.Ishte vendimi më i vështirë që kishim marrë ndonjëherë, por e dinim se ishte gjëja e duhur për ta mbajtur Xhorxhin të sigurt dhe për të eleminuar çdo rrezik.

Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania