JOQ Albania
Home

Vdekja e shoferit të Urgjencës Kombëtare, infermieri: QKUM të japë llogari se çfarë shërbimi i ofroi në momentet e fundit të jetës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/06/2020 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i trishtë u raportua pak orë më parë në media, ku QKUM bëri me dije se një shofer i Urgjencës Kombëtare, është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

I ndjeri, Artur Ndreu, i cili ishte konfirmuar me Covid-19, ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

QKUM vlerësoi Ndreun për kontributin që dha në urgjencën paraspitalore të Tiranës.

Në lidhje me vdekjen e parakohshme të shoferit të Urgjencës Kombëtare ka reaguar edhe infermieri, Frrok Bardhi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për këtë humbje tragjike.

Bardhi shkruan se ka punuar bashkë Ndreun për dy vjet, ndërsa ndan dhe biseda që kanë zhvilluar të dy me njëri-tjetrin.

Ai ka reaguar ashpër ndaj QKUM-së, duke i kërkuar institucionit shëndetësor në fjalë që të japë llogari se çfarë shërbimet i ka ofruar të ndjerit në momentet e fundit të jetës.

Sipas infermierit, QKUK nuk i ka dërguar asnjë autoambulancë me pajisje, por e lanë në baltë.

Ai akuzon QKUM se ish-personeli i Urgjencës së Tiranës është rrugëve për faj të tyre, ndërsa shton se ish-shefi i fundit i këtij institucioni shëndetësor e degradoi urgjencën dhe kurrë nuk pati guxim të mbronte kolegët.

Postimi i plotë:

U prefsh ne paqe Artur, nje dite do te flas edhe per Ty....Do te flas e do iu tregoj te gjitha dhe gjithecka ,Shqiptarve.

Ndrron jete shoferi i ish Urgjences se Tiranes. Ngushllime Familjes.

Punuam 2 vite bashk, pasi juve erdhet ne kohen e zgjerim-shperfytyrimit te urgjences se Tiranes,me thoshe shpesh here,rri Frroku, nuk luftohet i vetem ,edhe pse me jepje te drejte per cdo gje,perhere larg syreve dhe veshve te mecenarve te shumet.

Artur ,nuk kisha ndermend te shkruaj kac shpejt,per zakonin tone te Malsorit e te Shqiptarit ,por kur vura re ne rrjetet sociale, ngushellimin e QKUM-se nuk qendrova dot.

QKUM-ja te jape llogari deri ne piken e fundit,se c'fare sherbimi te ka ofruar momentet e fundit te jetes tende ty,pse nuk te derguan Autoambullannce me pajisje, por te derguan nje karkature te cilat gjithmone Une Frrok Bardhi i denoncova, te lene pallavrat, te lene propoganden,sepse Jeta e njeriut eshte e shejte. Nuk e kam iden se si ndjehen koleget e tu sot ,ish shefi i fundit i urgjences se tiranes i cili e degradoj urgjencen e kurre nuk kishte Guximin te mbronte koleget.?!! Ish personeli i Urgjences se Tiranes, sot eshte rrugeve, dhe per kete ka fajtor.