JOQ Albania
Home

Gjesti fisnik/ Punonjësi i sigurisë mbulon me çadër qenin e lidhur që po lagej në shi
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2020 20:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një roje sigurie e Morrisons është duke u përshëndetur si një hero pas një fotografie të kapur në momentin kur mbante një çadër mbi një qen, jashtë një supermarketi.

Gjesti vetëmohues dhe i sjellshëm u bë viral në rrjetet sociale, pasi artistja e tatuazheve Mel Gracie e postoi atë në Twitter duke arritur në mbi 118,000 pëlqime.

Qeni ishte i lidhur prej disa orësh aty, dhe në momentin që filloi të binte shi Ethan shkoi ta mbronte atë.

Në përgjigje të komentit të dikujt duke pyetur pse qeni ishte i lidhur aty, Ethan shpjegoi:

Nuk po binte shi kur ishte i lidhur atje dhe meqenëse nuk mund të lëviz qenin e një tjetri, unë mendova se përdorimi i një ombrelle do të ishte një zgjidhje e mirë.

Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania