JOQ Albania
Home

Banorët e Labinot-Fushës në protestë, Gjergj Luca bën gangsterin: Po të jetë njeri k*rderr, të futet brenda
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/06/2020 19:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e Labinot-Fushës në Elbasan janë ngritur sërish në protestë pasditen e sotme kundër fabrikës së peshkut Rozafa, në pronësi të oligarkut Gjergj Luca.

JOQ Albania e pasqyroi live protestën e banorëve të këtij fshati, të cilët theksuan se asnjë nga kërkesat e tyre nuk ka gjetur zgjidhje.

Ata mbanin në duar pankarta të ndryshme, ku në disa prej të cilave shkruhej "Nuk duam zaptim tokash", "Mbrojmë të drejtat tona", "Larg duart nga pronat tona".

Disa prej tyre brohoritën me thirrjet në kor "Luca Hajdut" para fabrikës së peshkut, ndërsa ky i fundit doli me dyer në xhepa dhe nuk i kurseu fjalët ndaj protestuesve, duke bërë gangsterin me ta dhe duke iu drejtuar me një fjalor krejtësisht vulgar dhe arrogant.

Ai tha:

Po të jetë njeri k*rderr të vijë të hyjë këtu te dera. Gaboni të më dilni për zot. I dal vetë vetes për zot. Këta nuk më marrin fytyrën mua. Unë s’kam vjedh njeri në jetën time, nuk kam grabitur njeri, nuk i kam rënë njeriu në qafë, janë 1 mijë vetë në punë dhe 1 familje të më marrë fytyrën mua. Vazhdoni shani, unë këtu jam nuk lëviz prej këtej.

JOQ Albania publikoi disa javë më parë një video ku shihej se si mbetjet e fabrikës së Lucajt hidheshin në lumin Shkumbin, duke rrezikuar seriozisht ndotjen e tij.

Po ashtu, firma ka hapur rrugën ku si pasojë është dëmtuar argjinatura, ku sipas banorëve tokat e tyre rrezikojnë të përmbyten.

LIVE nga Fushë Labinoti në Elbasan ku banorët e zonës u rikthehen protestave pasi deputeti Taulant Balla nuk e mbajti fjalën për ndërmjetësimin e palëve që u vetë ofrua të bënte për zgjidhjen e problematikës.

Publiée par JOQ Albania sur Lundi 29 juin 2020