JOQ Albania
Home

SHBA merr vendimin e rëndësishëm, rrëzon ligjin antikushtetues për abortin
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2020 20:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata Supreme e SHBA ka vendosur që një ligj që kufizon abortet në Luiziana është antikushtetues.

Ligji kërkonte që mjekët që bënin aborte të pranonin privilegje në spitalet afër, për të cilët gjyqtarët thanë se çuan në diçka të padrejtë për gratë.

Kjo është çështja e parë e madhe për abortin që vendoset nga Gjykata Supreme gjatë presidencës së Trump-it.

Ligji i Luizianës i vitit 2014 thoshte që mjekët duhet të kenë privilegje në spitalet brenda 30 milje (48 km) të praktikës së tyre, për të cilën shteti argumentoi se ishte për të mbrojtur shëndetin e grave.

Kryetari i Gjykatës John Roberts u bashkua me gjyqtarët liberalë në vendimin pro abortit.

Presidenti Donald Trump kishte mbështetur shtetin e Luizianës për këtë çështje.Ndërkohë që aktivistët kundër abortit kishin shpresuar që Gjykata Supreme, e ndarë në pesë gjyqtarë konservatorë dhe katër liberalë, të ishte në favor të kufizimeve për abortin,jo vetëm në shtetin e Luizianës, por dhe shteteve të tjera.

Por kritikët thanë se ligji i diskutueshëm do të kufizonte numrin e ofruesve në shtet, duke shkelur të drejtën e një gruaje për abort.

Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania