JOQ Albania
Home

E rëndë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në liqen, nisin kërkimet për gjetjen e trupit të drejtuesit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/06/2020 19:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës, ku dyshohet se një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.

Mësohet se kamioni drejtohet nga 37-vjeçari me inicialet F.Ll., ndërsa ngjarja është regjistruar në rrugën e vjetër të Kukësit, tek 'Ura e Kolshit'.

Raportohet se për gjetjen e trupit të drejtuesit të kamionit janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, si dhe shërbimet e policisë.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Kujtojmë këtu që mesditën e sotme një tjetër ngjarje tragjike ndodhi në qytetin verilindor, ku u mbyt një 16-vjeçar, teksa po lahej në liqen, në fshatin Bardhoc.