JOQ Albania
Home

Nëna dhe fëmija rrezikojnë të mbyten në plazh, dërgohen me urgjencë në spital
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/06/2020 18:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua dhe fëmija i saj 4-vjeçar kanë rrezikuar seriozisht të mbyten këtë të hënë në plazhin e Velipojës.

Fatmirësisht, ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, të cilët ndodheshin në një qendër shëndetësore pranë vendngjarjes.

Mjekët bënë të mundur rikthimin në jetë të nënës dhe fëmijës.

Mësohet se pas rianimimit, nëna dhe fëmija i saj janë dërguar drejt spitalit të Shkodrës. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.