JOQ Albania
Home

Infektohet me koronavirus Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 17:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se ai është shtruar në spitalin Infektiv ku po merr trajtimin e nevojshëm.

Jaka u shtrua mbrëmjen e djeshme në spital ndërsa ende nuk ka informacione për gjendjen e tij.

Vendi ynë, nga nisja e pandemisë, numëron 2466 raste pozitive me Covid-19, 970 nga të cilat janë ende aktive.

Sa i përket vdekjeve, deri tani numërohen zyrtarisht 58 humbje jete.