JOQ Albania
Home

MSH përgënjeshtron lajmin e vdekjes së mjekut me koronavirus, miqtë shprehin ngushëllime në rrjetet sociale
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 17:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak më herët njoftuam se ndërroi jetë prej koronavirusit mjeku i njohur i QSUT, Arjan Pushi.

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar lajmin për vdekjen e mjekut Arjan Pushi tek spitali Infektiv.

Njoftimi i MSH:

Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar sherbimit infektiv, lajmi i përhapur në disa media për mjekun është i pavërtetë.

Ndërsa miq të afërt dhe kolegë të mjekut kanë postuar statuse në Facebook ku shprehin ngushëllim për humbjen e njeriut të dashur.

Njoftimi i parë u hodh nga mjeku Bernard Progni i cili përmes një statusi njoftoi se kolegu humbi betejën me sëmundjen ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.