JOQ Albania
Home

Gjatë 24 orëve, 12 të vdekur e 132 të infektuar me Covid 19
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29/06/2020 16:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

132 raste të reja me Kovid19, janë regjistruar në Maqedoni, nga 868 qytetarë të testuar. 57 persona të infektuar janë nga Shkupi, pastaj Kumanovë 10, Dibër 1, Shtip 13, Prilep 7, Tetovë 19, Strugë 3, Veles 4, Manasti 1, Ohër 5, Kavadar 1, Gostivar 6, Probishtip 2, Sveti Nikole 2 dhe Prespë 1.

Me këtë, numri i rasteve deri më tani në vend është rritur në 6209. Në 24 orët e fundit, vdiqën 12 persona të infektuar, pesë nga Shkupi, 2 nga Tetova, 2 Gostivari, 1 nga Gostivari dhe nga një nga Shtipi dhe Velesi, ndërsa 112 pacientë u shëruan nga virusi. Deri më tani, më shumë se 2,300 qytetarë janë shëruar nga Kovid19.