Dyshja legjendare e bardhezinjëve kanë vendosur të mos tërhiqen nga futbolli, dhe të vazhdojnë të luajnë së paku edhe një sezon.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Juventusit, që ka mirëpritur vendimin e dyshes.
Buffon është 42 vjeç, ndërsa në vitin tjetër ai do të mbushë 43 vjeç, sezonin kur pritet t’i jep lamtumirë futbollit.
Ndërkohë, Chiellini këtë edicion ka munguar në shumicën e kohës për shkak të dëmtimit që e pësoi në fillim të sezonit, derisa do të jetë 37 vjeç kur pritet t’i skadojë kontrata me Zonjën e Vjetër.