JOQ Albania
Home

NASA krijon parfumin që mban aromën e Hapësirës, së shpejti mund të hidhet në treg
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2020 16:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një parfum që mban aromën e Hapësirës, mund të hidhet në treg për publikun pasi u krijua fillimisht për të ndihmuar astronautët të përgatiten për erën.

Në fakt është e çuditshme të mendosh se çfarë arome mund të ketë Hapësira,pasi supozimi i parë është se meqë atje nuk ka ajër, atëherë nuk ka asgjë për t'u nuhatur!

Por që në vitin 2008, NASA lidhi një marrëveshje me Steve Pearce që të provonte të rikrijonte erën, një sfidë që u desh përafërsisht katër vjet për t'u realizuar.

Disa ekspertë madje po provojnë të krijojnë në të ardhmen edhe një aromë të quajtur "Era e Hënës".

Astronautja Peggy Whitson, i cili është një ish-banor i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, deklaron se era e Hapësirës ngjan me erën e barutit që mund të nuhatet pas një të shtëne arme.

Ndërsa era e barutit mund të mos jetë aroma më tërheqëse në botë, parfumi sigurisht që do të jetë një çështje diskutimi.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania