JOQ Albania
Home

Shkencëtarët: Ndryshimet klimatike po favorizojnë shtimin e merimangave
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2020 16:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Klima që ndryshon me shpejtësi po ndikon botën në më shumë mënyra; shkencëtarët kanë zbuluar se ajo shkaktoi një bum lindjesh midis merimangave.

Ndërsa pjesa më e madhe e përqendrimit për ndryshimin e klimës është në shkrirjen akuive dhe ngjarjeve ekstreme të motit, duhet të theksohet se ajo gjithashtu prek edhe specie të panumërta.

Planeti i ngrohur është një kërcënim për shumë nga krijesat që jetojnë në Tokë, përfshirë njerëzit, megjithëse duket se disa specie merimangash janë përshtatur dhe po i përdorin temperaturat e larta në avantazhin e tyre.

Për shkak të fenomenit të rritjes së temperaturës në Arktik në krahasim me zonat e gjerësisë mesatare, rajoni po përjeton verë më të gjatë.

Një studim i ri, i udhëhequr nga Toke Høye nga Qendra e Kërkimeve Arktike dhe Departamenti i Bioscience në Universitetin Aarhus, Danimarkë, zbuloi se specie të tilla si merimanga ujk, tashmë janë duke u përshtatur me kushtet më të ngrohta, dhe si rezultat ata kanë qenë në gjendje të shumohen dy herë, ndryshe nga cikli i tyre i zokonshëm me një herë në vit.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania