JOQ Albania
Home

Veliaj kërcënon kompanitë e transportit publik: Nëse nuk filloni punën, do ju heq licencat
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 15:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kompanitë e transportit publik vazhdojnë të insistojnë në kërkesat e tyre duke refuzuar rifillimin e punës.

Ditën e sotme në një deklaratë për mediat Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërcënuar kompanitë e transportit publik urban në kryeqytet duke u thënë se do u hiqet licencat nëse nuk rifillojne punën.

Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë.

Ndërsa në fjalën e tij Kryebashkiaku s’ka ngurruar të kërcënojë hapur kompanitë e transportit publik duke thënë se nëse nuk rifillojnë nga puna do u hiqet licensa si shenjë penaliteti.

Kush i vë në dyshim këto që po them, le të kthehet te Astiri ose te Teatri dhe të shohin a e mbajmë apo jo. Ne jemi qytetarë sepse zgjedhim të flasim si qytetarë dhe të sillemi si qytetarë. Por, kur dikush bllokon rrugën dy vjet, kur dikush bllokon teatrin dhe e zapton tre vjet, kur dikush thotë: ‘Nuk dua ta nxjerr autobusin’, ndërkohë që kërkesat i plotësohen 100%, kjo është të mbash qytetin peng. Këtë qytet nuk e ka mbajtur sot peng askush në këto 5 vite dhe kjo është arsyeja pse ky është paralajmërimi i fundit. Nëse operatorët nuk dalin, fare mirë humbasin licencën, e cila do të hidhet në treg dhe vjen e merr një operator tjetër, kërcënoi Erion Veliaj, pronarët e linjave urbane.