JOQ Albania
Home

Tentoi të rrëmbente vajzën 2-vjeçare/ Policia liron autorin, kishte probleme të shëndetit mendor
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2020 15:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 44-vjeçar u arrestua në gjendje të dehur, por policia më vonë e liroi duke thënë se kushtet për lëshimin e urdhrit të arrestit nuk ishin përmbushur, pasi ai njihej si person me probleme të shëndetit mendor.

Ai u pa teksa po rrëmbente një vajzë 2-vjeçare në një park ditën e djeshme, e cila kishte dalë të shëtiste me nënën e saj, por kjo e fundit ishte shpërqëndruar në një bisedë dhe nuk e kishte vënë re mungesën e vajzës.

Heike S, e cila foli për gazetën gjermane Bild, tha që së pari vuri re burrin duke folur me vajzën pranë hyrjes në parkun e lojërave, dhe filloi të dyshonte se diçka nuk po shkonte mirë.

Papritur burri mori vajzën për dore dhe filloi të ikte, dhe kjo e ndoqi pavarësisht se kishte me vete edhe vajzën e saj dy vjeçare.

Vajza nuk rezistoi, por Heike ishte e bindur që burri nuk ishte babai i saj. Kur filloi të ikte, ajo thirri ndihmën e një pronari të një kioske Zoran Z, 44 vjeç.

Zoran arriti të kapte burrin dhe ndërsa një dëshmitar tjetër e filmoi në celularin e tij.

Zoran tha se ai e pyeti burrin nëse vajza i përkiste atij, dhe se pas një çast i të shkurtër ia mori vajzën nga duart, duke e kthyer kështu në park tek nëna e saj.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania