JOQ Albania
Home

U fut të lahej/ Mbytet në liqen 16-vjeçari
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 15:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarjë rëndë është shënuar ditën e sotme në Kukës.

Në vendin e quajtur Hani i Laçit në fshatin Bardhoc, dyshohet se është mbytur në ujë duke u larë në liqen, shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc, 15 km larg Kukësit.

Mësohet se adoleshenti ishte futur për t’u larë në liqen ku dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi:

29.06.20, ora 14.45 Kukës Mbytet në liqen një 16 vjeçar Në vendin e quajtur Hani i Lacit ne fshatin Bardhoc, dysgohet është mbytur në ujë duke u larë në liqen, shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc, 15 km larg Kukësit. Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Dy javë më parë një tjetër 16 vjeçar u mbyt në liqen në afërsi të qytetit të Kukësit.