JOQ Albania
Home

EKSKLUZIVE/ Atentat kushëririt të deputetit socialist, në makinë ishte edhe Drejtoresha e Patentave në Shkodër
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29/06/2020 14:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak orë më parë u raportuan të shtëna me armë zjarri në fshatin Vukatanë të Shkodrës. Dy persona, ende të pidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një makine. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar.

JOQ ALBANIA, ka mësuar se në makinë ishin dy persona. Bëhet fjalë për Fatjon Harushën, djalin e xhaxhait të Luan Harushës dhe Egla Mirashin, Drejtoreshë e Patentave në qarkun e Shkodrës.

Mësohet se makina ishte në pronësi të Drejtoreshës, Mirashi.

Kujtojmë se më herët, Mirashit i është vendosur eksploziv në makinë, por fatmirësisht, ka shpëtuar. Ende nuk dihet lidhja mes Harushës dhe Drejtoreshës së Patentave.

Burime për JOQ raportojnë:

Po udhetonte me nje femer makin me xhama te zi i behet atentat Fation Harushes djali xhaxhait i deputetit Luan Harusha shkoder por shpeton mrekullisht. Atentati ne daljebte shkodres ne rruge dytesore ne Vukatane. Makina e zez handai i perket drejtoreshes se Dptrsh shkoder. Drejtoresha e stransportit rrugore EGLA MIRASHI ku para nje muaji kesaj makine ju vendos tritol.por fatmirsisht u zbulua nga e zonja e u lajmru policia. Ne foto Fatjon Harusha.