JOQ Albania
Home

Irani lëshon urdhër arresti për Donald Trump, kërkesa i dërgohet edhe Interpolit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 15:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qeveria iraniane ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin amerikan Donald Trump për vrasjen e komandantit të saj të lartë Qasem Soleimani në janar, njoftoi sot agjencia vendase Fars.

Teherani gjithashtu thuhet se po kërkon ndihmë nga Interpoli për të realziuar arrestin e presidentit amerikan Donald Trump.

Ali Alghasi-Mehr, prokurori i përgjithshëm i Teheranit, përmendi emrin e Trump dhe 35 personave të tjerë të akuzuar për vrasjen e Qasem Soleimani.

Mbi Trump dhe personat e tjerë rëndon “akuza për vrasje dhe terrorizëm”, dhe u raportua se iu kërkua Interpolit të lëshonte një “njoftim të kuq” për ta që është dhe njoftimi i nivelit më të lartë që Interpol mund t’i lëshojë një individi për të kryer arrestimin e tij.

Trump, megjithatë, nuk ka asnjë rrezik arrestimi dhe është e pamundur që Interpol të respektojë kërkesën e Iranit.

Soleimani ishte krahu i jashtëm i operacioneve të trupave paraushtarake elitare të Gardës Revolucionare Islamike.

Administrata Trump e etiketoi atë si një terrorist, dhe Uashingtoni e konsideroi atë përgjegjës për vdekjen e qindra trupave amerikane në Irak.

62-vjeçari Soleimani u vra në një sulm me dronë të drejtuar nga Trump në fillim të janarit.

Administrata Trump deri më tani nuk i është përgjigjur akuzës së Iranit.

Burimi: cbsnews Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA