JOQ Albania
Home

I infektuar me Covid-19, humb jetën shoferi i Urgjencës Kombëtare
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29/06/2020 14:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shoferi i Urgjencës Kombëtare, Artur Ndreu, ka ndërruar jetë. Mësohet se ai ka qenë i prekur nga koronavirusi.

Raportohet se shoferi është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak.

Ai ka humbur jetën pasi doli nga banesa ku jetonte.

Nuk dihet nëse ataku ka ardhur prej komplikacioneve të koronavirusit.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije edhe QKUM, ku shkruan se Arturi u nda nga jeta në mënyrë të papritur, ndërkohë që i shprehet mirënjohja për kontributin në shërbimin e urgjencës paraspitalore të Tiranës.

Postimi i plotë:

QKUM shpreh ngushellime familjes dhe te afermeve. Artur Ndreu, i palodhur dhe kudo ndodhur! Arturi dhenes i ndihmes se pare, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar ne sherbimin e urgjences paraspitalore te Tiranes. Fatkeqesisht u nda nga jeta ne menyre te pa pritur. Do ti mungosh familjes, pacienteve, kolegeve, urgjences, miqve dhe shokve. Lamtumire Artur, te qofte dheu i lehte!