JOQ Albania
Home

U gjet i pajetë buzë lumit Shkumbin, kërkohet ndihmë për identifikimin e kufomës së 65-vjeçarit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 14:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë rreth 65 vjeç u gjet i pajetë pasditen e djeshme në fshatin Shushicë të Elbasanit, buzë lumit Shkumbin.

Policia njoftoi se nga vëzhgimi paraprak i kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të ndjerit.

Ndërsa sot Policia e Elbasanit ka bërë thirrje për ndihmë drejtuar mediave dhe qytetarëve pasi nuk është identifikuar ende viktima.

Bëhet fjalë për një shtetas rreth 65 vjeç me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.

Njoftimi:

Elbasan

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të seksit mashkull, rreth 65 vjeç, i cili u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, ju informojmë se:

Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i mbytjes në lumë.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetarëve për identifikimin e kufomës, pasi trupit të pajetë nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.

Ky shtetas ishte rreth 65 vjeç, me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.

Cilido që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112.