JOQ Albania
Home

Sherr për pronat! “Çmendet” 42-vjeçari, rreh ish-gruan në sy të fëmijëve
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29/06/2020 13:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës ditën e sotme. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Policia sqaron se e gjitha ka ndodhur për motive pronësie.

Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj ish-gruas ka ndodhur në prani të fëmijëve.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. P., 42 vjeç, pasi, pas një konflikti për motive pronësie, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur.