JOQ Albania
Home

Infektohet me koronavirus punonjësi në Bashkinë Mat, testohen familjarët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 13:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mati është rikthyer në hartën e zonave të prekura prej koronavirusit. Ditën e sotme është zyrtarizuar një rast i ri që nuk ka të bëjë me rastet e mëparshme.

Dyshohet se personi i infektuar është pjesë e administratës së Bashkisë Mat.

Për këtë arsye është bërë dezinfektimi i të gjitha ambjenteve të kësaj Bashkie, ndërsa personi është izoluar në banesë.

ISHP ka marrë edhe 9 tamponë të tjëre në Mat ku bëhet fjalë për familjarë të personit të infektuar ndërsa priten përgjigjet.

Po ashtu tampone priten t’ju merren edhe personave të tjerë që kanë patur kontakt me të në ambientet e punës.