JOQ Albania
Home

Lajmi i madh! Greqia hap në 1 Korrik kufirin me Shqipërinë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29/06/2020 12:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Greqia ka vendosur hapjen e kufirit me Shqipërinë në 1 Korrik.

Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i qeverisë greke, Stelios Petsas.

Ai sqaroi se hapja e kufijve do të jetë për momentin vetëm tokësore, në pikat doganore të Kapshticës dhe Kakavijës.

Kujtojmë që më herët u tha se hapja e kufijve do të shtyhet. Ky është një lajm i madh për shumë shqiptarë që kishin planifikuar jo vetëm pushime, por edhe punë sezonale.