JOQ Albania
Home

Aksident i trefishtë, dy të rinjtë nisen me urgjencë drejt Traumës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29/06/2020 12:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak më parë pranë kryqëzimit të Patokut në afërsi të Laçit.

Si pasojë e përplasjes dy të rinj kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë. Fatmirësisht, deri më tani mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve. Policia po heton shkaqet e aksidentit të trefishtë.