JOQ Albania
Home

Deklarata e Adjola Lakrës në Gjykatë: Hekuran Billa më pëlqente, qava në shtëpi kur mësova se e vranë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/06/2020 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E akuzuar si bashkëpunëtore në atentatin e kryer ndaj Hekuran Billës, e dashura e tij prej dy vitesh Adjola Lakra mori masën “arrest me burg” në përballjen e ditës së sotme me gjykatën.

Pas vendimit për mediat ka folur avokati i saj i cili ka thënë se Lakra nuk është e përfshirë në ngjarje por se dënimi ndaj saj është marrë si pasojë e presionit të opininonit publik. Ndërsa ka shtuar se fatkeqësia e vetmë e saj është se ka patur njohje edhe me Sebastian Malin të dënuar me burg po ashtu si pjesë e atentatit.

Mësohet se në gjykatë sot Lakra ka folur për marëdhënien që ka patur me viktimën dhe për njohjen me të.

Adjola ka treguar se Billën e ka njohur prej Sebastian Malit dhe se ai filloi t’i pëlqentë ndërsa e frekuentonte:

Jam njohur me Sebastian Malin para dy vitesh pasi jetoj në pallatin e tij. Jemi njohur familjarisht dhe për shumë kohë jemi frekuentuar shumë. Një ditë teksa kemi qenë duke lëvizur me makinë, Sebastiani mori telefonin tim dhe ne instagram ka kontrolluar profilin "Lani Billa". I ka bërë "folloë request". Aty e kam pyetur pse e kontrollon dhe me thotë vetëm që ai ishte hasmi, por që nuk do të më ngatërronte mua. Pasi kaloi ca kohë, ky profil më pranoi kërkesën dhe kam filluar të flas me personin që kishte profilin “Lani Billa”. Ne kemi folur shpesh dhe aty mësova që ai jetonte jashtë. Kur është kthyer, jemi takuar dhe fillova ta pelqej. Ditën e ngjarjes e kishim lënë të takoheshim te Kristal, pasi aty takoheshim gjithmonë. Në orën 19 më ka marr në celular, në “ëhatsaap” dhe më tha që ishte në Durrës dhe do të vonohej pak. Në orën 21 më merr në celular e më tha që për 1 orë do të ishte aty. Edhe unë u nisa avash-avash dhe kur po shkoja drejt qendrës tregtare, pashë që kishte shumë trafik. Pastaj mora vesh që e kishin vrarë dhe ika nga aty. Shkova në banesë dhe fillova të qaja.