Interi ka marrë sonte një fitore të madhe me përmbysje ndaj Parmës. Zikaltërit u zgjuan vonë dhe për fatin e tyre të mirë, shpëtuan nga humbja falë golave të De Vraj dhe Bastonit në pjesën e dytë.
Takimi nuk nisi mirë për ekipin e Antonio Kontes, pasi Gervinho mposhti i vetëm 3 mbrojtësit e Interit dhe portierin Handanoviç duke realizuar një gol të ngjashëm si Ribery dje ndaj Lazios.
Por, pjesa e dytë foli ndryshe për Interin. Skuadra gjeti forcat për të ndryshuar fatin e takimit brenda 3 minutave.
De Vrij fillimisht shtang me kokë vendasit në minutëne 84-t, ndërsa i riu Bastoni shenoi pasi u shërbye bukur nga Viktor Moses.
Me fitoren e sotme, Interi vazhdon të ruajë vendin e tretë me 61 pikë, 4 më pak se Lazio e vendit të dytë.