JOQ Albania
Home

“Po kërcente në mënyrë provokuese”/ Burri shkelmon brutalisht kërcimtaren
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2020 15:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua u godit me një shkelm të fortë nga një burrë, ndërsa vallëzonte në një festë në Pakistan.

Burri që e goditi në gjoks tha se ajo po kërcente në mënyrë provokuese dhe kjo gjë ishte problem për të.

Video që atëherë është publikuar gjerësisht në internet.

Nga pamjet gruaja duket se po kërcen nën ritmin e një muzike, ndërsa të ftuarit janë ulur dhe e shikojnë.

Papritur autori i dhunës shfaqet duke mbajtur një shishe Fanta dhe ngre këmbën për ta goditur me forcë në gjoks.

Sipas një raporti të mediave pakistaneze, burri justifikoi veprimet e tij duke thënë:
Nuk lejohet që një vajzë të kërcejë para të tjerëve në këtë mënyrë të turpshme!

Është e paqartë nëse burri u përball me pasoja.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania