Milani duket në formë pas rikthimit të futbollit. Ekipi kuqezi ka mposhtur sot Romën 2-0 në ‘San Siro’, duke mbajtur gjallë shpresat për pjesëmarrje në kompeticionet evropiane.
Kuqezinjtëishin mëdominues gjatë gjithë lojës, ndërsa nga ana tjetër Roma u përpoq me disa raste, sidomos me Edin Dzekon, por vetëm aq.
Goli i avantazhit për vendasit u realizua nga Ante Rebic në minutën 76, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Calhanoglu në të 88-n, i cili konvertoi në gol penalltinë e fituar nga Theo Hernandez.
Me humbjen e sotme, Roma mbetet në vendin e pestë në tabelën e klasifimit me 48 pikë,.
Nga ana tjetër, Milani ngjitet në vendin e shtatë me 42 pikë, aq sa ka edhe Napoli një vend më lart, pozicion ky që të dërgon në kualifikimet e Ligës së Evropës.