Po luhet në këto momente, supersfida e Serisë A, Milan-Roma. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0.
Një episod i veçantë u regjistrua në minutën e 39-të, teksa mesfushori i Milanit, Hakan Çalhanolu, ka humbur një rast ideal, i cili kujton Galiardinin para 3 ditësh ndaj Sassuolos.
Pas një krosimi të ardhur në drejtim të turkut nga Hernandez, me portën e boshatisur, lojtari bën të pamundurën, duke e dërguar topin me kokë përtej traversës.
Këto ngjarje po përsëriten shpesh në Seria A, pasi dhe mesfushori i Interit, bëri të njëjtën gafë ku vetëm 2 metra larg vijës fatale, nuk e dërgoi dot topin në rrjetë.
Excellent pass from Theo but Çalhanoğlu can’t get the header on target. pic.twitter.com/yELdcbU3LQ
— Para (@Paracelsus) June 28, 2020