Taulant Xhaka është nxjerrë në merkato nga skuadra e tij Bazel. Futbollisti shqiptar mund të ndryshojë ekip këtë verë, teksa pritet të vishet bardhezi.
Mesfushori pëlqehet shumë nga Beshiktashi i turqisë dhe drejtuesit e këtyre të fundit kanë nisur punën për të marrë në lojtarin shqiptar.
“Takvim” raporton se drejtuesit e Beshiktashit kanë nisur kontaktet me Bazelin dhe po mundohen të mbyllin marrëveshjen për Xhakën.
Gjithashtu thuhet se edhe vetë lojtari ka dhënë miratimin e tij për të kaluar në Turqi.
Mesa duket, atij i do i pëlqente ideja të luante për një ekip të madh si Beshiktashi në sezonin e ardhshëm dhe është shprehur i gatshëm për këtë lëvizje.