Arthur lë Barcelonën dhe tashmë mund të quhet lojtari më i ri i Juventusit, teksa firma mbi kontratë është vetëm çështje orësh dhe pritet të vijë shumë shpejt.
Mbrëmjen e djeshme, braziliani ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore me bardhezinjtë.
Marrëveshja mes palëve është arritur, teksa thuhet se në shkëmbim te Barça do të kalojë Miralem Pjaniç.
Sarri ka vendosur ta përqendrojë mesfushën tek Artur për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye drejtuesit u përpoqën ta afrojnë te Juventusi.
Tashmë shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi, me lojtarin që do të hedhë firmën në kontratë dhe më pas mund të quhet një lojtar i Juves.